COVID-19 SFIDON KOSOVËN, APELOHET KUJDES I SHTUAR

COVID-19 SFIDON KOSOVËN, APELOHET KUJDES I SHTUAR

129 raste me COVID-19 ka qenë kulmi i raportimeve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Institucionet kompetente apelojnë kujdes të shtuar.

Të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar 129 raste me COVID-19 duke shënuar “rekord të zi”, sa i përket numrit të të infektuarëve.

Asnjëherë më parë që nga muaji Mars kur ishte shfaqur pandemia në Kosovë nuk kishte një numër kaq të madh pozitiv me COVID-19. Katër ditët e fundit në vend ishin me raste të shumta të infektimeve. Në tërësi brenda katër ditëve janë 289 raste të shtuara me COVID-19 për ta dërguar mbi 600 numrin e rasteve aktive me virusin.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbrëmë në një debat televiziv tha se situata është e menaxhueshme përkundër faktit se Kosova arriti kulmin e rasteve të regjistruar me COVID-19. Poashtu, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka apeluar për kujdes të shtuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik duke apeluar në kujdes të shtuar tha se gjendja rrezikon të dal jashtë kontrollit nëse numri i rasteve vazhdon të rritet në këtë formë.

Nga 4 Maji e deri në Qershor Kosova ka vijuar në tri faza të lehtësimit të masave pasi më parë kishte një izolim të plotë përpos sektorëve ekzistencial. Kushtetuta e Kosovës e kishte shpallur jokushtetuese vendimin e Qeverisë Kurti për cenzurim të lirisë së lëvizjes. /Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

X
Hapur
Si mundemi te ju ndihmojm
Përshendetje si mundem
te ju ndihmojmë